Vendosni fjalën kyçe....

Greva e sindikatave greke, vijon bllokimi në pikat kufitare me Greqinë, nuk lejohet të kalojë asnjë makinë, vetëm këmbësorët


Për shkak të protestës së sindikatave greke, vijon edhe sot bllokimi i qarkullimit në pikat kufitare me Greqinë. Konkretisht në 4 pikat Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.

Që prej ditës së djeshme, por edhe sot, nuk lejohet kalimi për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë (kamionët), autobusët dhe shërbimet taksi. Pra, nëse mjetet apo kamionë nisen nga Shqipëria për në Greqi, apo anasjelltas Greqi-Shqipëri, nuk do lejohet që të kalojnë përmes këtyre 4 pikave kufitare.

Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojnë lehtësisht.