Vendosni fjalën kyçe....

Bulqizë/ Dhunoi nënën e tij, arrestohet 31-vjeçari


Një 31-vjeçar në Bulqizë ka rënë në prangat e policisë pasi dhunoi nënën e tij.

H.M., u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Bulqizës, të cilat morën njoftim për një konflikt në një familje.

Si rezultat i ndërhyrjes së tyre u bë e mundur ndalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

31-vjeçari kishte dhunuar nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.