Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen mina tokësore në Afganistan, humbin jetën 9 fëmijë


Një minë e vjetër tokësore e gjetur nga fëmijët në Afganistanin lindor shpërtheu gjatë kohës që ata po luanin me të, duke vrarë nëntë fëmijë, tha të hënën një zëdhënës i talebanëve.

“Mina, të cilën fëmijët e gjetën pranë fshatit të tyre në rrethin Gero në provincën Ghazni, ishte ishte e dekadave më parë”, tha Hamidullah Nisar, drejtor i departamentit të informacionit dhe kulturës së talebanëve në Ghazni. 

Ai tha se shpërthimi i së dielës vrau pesë djem dhe katër vajza të moshës 5 deri në 10 vjeç.

Afganistani ka vuajtur nga dekada lufte dhe mbetet shumë i rrezikshëm për fëmijët që mbledhin hekurishte për t’i shitur për të mbajtur familjet e tyre. Shumë prej tyre vriten ose gjymtohen kur hasin në mjete të pashpërthyera, shkruan AP