Vendosni fjalën kyçe....

Beleri e Goro në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryebashkiaken e re


Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar Blerina Balajn për drejtimin e bashkisë së Hiamarës. Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.

Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili u arrestua. Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ndërkohë koalicioni Bashkë Fitojmë ka bashkuar votat me Partinë Socialiste për të komanduar nënkryetaren e Bashkisë së Himarës, Blerina Balaj. Kjo e fundit mori 15 vota pro. Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, sipas  Report Tv se nga 9 vota që ka PS, pjesa tjetër e votave pro janë dhënë nga Bashkë Fitojmë.

“U zgjodh Blerina Balaj, nënkryetare e bashkisë Himarë. Ligji thotë që një nga nënkryetarët marrin drejtimin. Grupi i PS propozoi Blerina Balaj.

Më 15 vota u zgjodh. Ne 9 vota kemi. Pjesa tjetër janë Bashkë Fitojmë, përveç anëtarëve të PS, u bashkuan edhe pjesa tjetër”, është shprehur ai.

Ai komentoi edhe tensionet në Këshillin Bashkiak nga mbështetës të Fredi Belerit.

“Është e paqartë akoma. Disa njerëz për interesa të tyre. Ne vendosëm ta bënim me dyer të mbyllura për shkak të tensioneve. Pikat e rendit të ditës do i shqyrtojmë ditë tjetër.”