Vendosni fjalën kyçe....

Procesi i dialogut, zv. Kryeministri Bislimi: U demaskua qasja destruktive e Serbisë, ne vijuam angazhimin tonë


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka deklaruar se vitet e fundit , dialogu u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por Serbia vazhdon ta refuzojë.

Ai ka përmendur sjelljen me Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit.

Në një postim në Facebook, Bislimi ka thënë se pavarësisht “demaskimit destruktive të Serbisë”, Prishtina zyrtare ndaloi të jetë aktive në dialog.

“Procesi i dialogut u kthye drejt rrugës së normalizimit dhe njohjes reciproke, por të cilën fqinji ynë verior vijon ta refuzojë, siç po e dëshmojnë me Marrëveshjen Bazike të Brukselit dhe Aneksin Implementues të Ohrit. U demaskua qasja e tyre destruktive, por ne vijuam angazhimin tonë, duke shfaqur konstruktivitet e duke qenë palë aktive, përmes ofrimit në vazhdimësi të propozimeve e ideve në çështjet rreth dialogut”, shkruan ai.