Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Xhaçka duhej të lërë mandatin, Jorgo Goro u arrestua për pronën e vjedhur që i dha deputetes


Deputeti i PD-së, Agron Shehaj i ka kërkuar deputetes socialiste Olta Xhaçka të lërë mandatin pas arrestimit të kryebashkiakut në detyrë në Himarë, Jorgo Goro, për dhënien e tokës jashtë ligjit për ndërtimin e një resorti me investitor bashkëshortin e ish-ministres së Jashtme.

SPAK-u arrestoi Jorgo Goron se shpërdoroi detyrën  duke dhënë pronën ndërsa sipas Shehaj për Xhaçka ka mbetur e pa prekur.

Agron Shehaj argumenton se Goro u arrestua pikërisht për vjedhjen e tokës që më pas Xhaçka e shpalli si investitore strategjike për ndërtimin e resortit.

Megjithatë, ai duke bërë pyetjen se pse Xhaçka vazhdon të qëndrojë në parlament, thotë se ajo është pjesë e projektit të qeverisë për të grabitur pronat në bregdet dhe për të kontrolluar sektorin e turizmit.

Shehaj mbyll deklaratën duke shtuar se turizmi është një nga rrallë hapësirat ku qytetarët shqiptarë mbajnë shpresat për një të ardhme më të mirë, dhe duke akuzuar Xhaçkën dhe qeverinë se po pengon këto shpresa duke vepruar në interesat e tyre të dyshimta.

Olta Xhaçka do ndërtonte resort me leje të Rames në tokë të vjedhur. Këtë e zbuloi SPAK dhe arrestoi Jorgo Goron, por Olta Xhaçka është imune.

Goro u arrestua pikërisht për vjedhjen e pronës ku Olta Xhaçka u shpall investitore strategjike.

Xhaçka duhet të lërë mandatin.

Por pse vazhdon qendron në Parlament?

Sepse ajo është pjesë e projektit të Ramës për të vjedhur pronat në bregdet dhe për të kapur sektorin e turizmit. Turizmi është një nga nga të paktat hapësira ku qytetarët mbajnë shpresat për një të ardhme më të mirë në Shqipëri”-shkruan Agron Shehaj.