Vendosni fjalën kyçe....

Dalin skuadrat që do luajnë finalen e Play Off-it për një vend në Evropian


Pas Gjeorgjisë, janë mësuar edhe pesë skuadrat tjera që kalojnë në finale të ‘’Play Off-it’’, për një vend në kampionatin Evropian të kësaj vere.

Polonia e ka deklasuar Estoninë me rezultatin 5:1 në Ligën A.

Po këtë grup, tutje ka kaluar edhe Uellsi që mposhti Finlandën 4:1.

Të dy ekipet do të përballen mes vete në finalen e Ligës A për të siguruar një vend në Evropian.

Në Ligën B, Ukraina dhe Islanda do i masin forcat me njëra tjetrën.

Ukrainasit fituan 1:2 përballë Bosnjës dhe Hercegovinës, derisa islandezët ndaj Izraelit 1:4.

Në Ligën C, përpos Gjeorgjisë, në finale ka kaluar edhe Greqia, që deklasoi Kazakistanin 5:0.

Gjeorgjia dhe Greqia do të ballafaqohen mes vete për një vend tutje.