Vendosni fjalën kyçe....

Lihen në burg dy të dyshuarit që e dhunuan, drejtori i OSHEE-së në Lezhë: Më sulmuan për shkak të detyrës


Gjykata e Lezhës ka lënë në “arrest me burg” shtetasit Leonard Pepa dhe Sebastiano Malotaj, të cilët akuzohen për plagosjen e drejtorit të OSHEE-së në Lezhë, Edmir Përndreca.

Ky i fundit ka pretenduar para mediave se ngjarja e pak javëve më parë ndodhi për shkak të detyrës.

 “Goditja është për shkak të detyrës, absolutisht që po, se nuk kam pasur probleme të tjera. S’ka të bëjë me asgjë tjetër përveçse për shkak të detyrës.

Duke pretenduar gjithmonë që me treguesit me arrit në nivele maksimale normal që prishen interesa, ndodh edhe kjo.

Qoftë dhe lëvizje punonjësish që prishin interesa dhe për ato, edhe kjo pjesë e saj është.

Por jemi kthyer në punë pa u tërheq në asnjë moment për të zbatuar ligjin e për të bërë detyrën se prandaj jemi këtu.

S’na ka qëlluar asnjëherë të rrimë me nivele të tilla. Absolutisht, kurrë s’kam pasur probleme me dy të akuzuarit. Përderisa si kam njohur, si do kisha probleme me ta?

Falenderoj përzemërsisht biles strukturat qaë arritën të çojnë në dinjitetin, që arritën të kthejnë besimin te drejtësia për të bërë punën.

Do flasë ligji dhe do zbardhet ngjarja. Nuk ka pasur asnjëherë raste të tilla, është diçka ekstreme, s’mund t’i dalësh kështu një zyrtari, ka zyrë, ka komunikim, por jo rrugëve. Do vazhdoj punën siç e kam bërë deri tani.”- u shpreh Përndreca.