Vendosni fjalën kyçe....

Thellohet skandali, edhe fotoja e mbretëreshës Elisabeth me nipërit e mbesat u manipulua “rëndshëm” (Analiza)


Buckingham Palace publikoi foton më 21 prill të vitit të kaluar për të shënuar atë që do të ishte ditëlindja e 97-të e mbretëreshës së ndjerë

Një fotografi e Mbretëreshës Elizabeth II e rrethuar nga nipërit dhe mbesat e saj, e realizuar nga Princesha e Uellsit, është “përmirësuar në mënyrë dixhitale në burim”, ka thënë një agjenci globale e fotografive.

Fotoja, e realizuar në Balmoral në gusht 2022, u rishikua nga Getty Images pasi Princesha Kate pranoi se kishte redaktuar një foto të sajën me tree fëmijët e saj në 8 mars, Ditën e Nënës.

Buckingham Palace e publikoi atë më 21 prill të vitit të kaluar për të shënuar atë që do të ishte ditëlindja e 97-të e mbretëreshës së ndjerë.

Një zëdhënës i Getty tha: “Getty Images ka rishikuar foton në fjalë dhe ka vendosur një shënim të redaktorit në të, duke deklaruar se ajo është përmirësuar në mënyrë dixhitale në burim.”

Këqyrja nga afër e fotografisë duket se tregon disa mospërputhje, duke përfshirë një vijë vertikale ku tartani i skajit të mbretëreshës së ndjerë nuk përputhet.

Një hije e errët është e dukshme pas veshit të Princit Louis, dhe një copë e zezë e ngjashme e vogël mund të shihet pas jakës së këmishës së Princit George. Ka edhe shenja të përsëritjes dixhitale të flokëve të Mia Tindall.

Modeli i skajit të tartanit nuk përputhet në disa zona

Një vijë vertikale në divan duket se nuk është në përputhje me pjesët e tjera të mobiljeve

Një pjesë e vogël e ngjyrës së zezë mund të shihet edhe pas jakës së këmishës së Princit George

Kjo zonë e divanit nuk përputhet me pjesën tjetër të pëlhurës

Duket se zona rreth fytyrës së Princit Louis është modifikuar me një copë të zezë të errët të dukshme pas veshit të tij

Krahu i divanit është i turbullt dhe i papajtueshëm me pjesën tjetër të imazhit, ndërsa kablloja në tapet duket se është e modifikuar

Në fillim të këtij muaji, fotografia e Ditës së Nënës e postuar nga Princesha Kate, u tërhoq nga disa agjenci lajmesh, të cilat lëshuan një njoftim “të ashpër”, për shkak të masës në të cilën ishte manipuluar.

Zhvillimi i fundit vjen si një goditje për Princeshën, një fotografe e mprehtë amatore, e cila kuptohet se ka qenë e shqetësuar nga buja që rrethon imazhin e saj së fundmi.

Fotoja e 8 Marsit, ku Kate pozon me fëmijët e saj në shtëpi në Windsor, kishte për qëllim të siguronte publikun se ajo ishte në formë shëndetësore pas disa javësh larg syve të publikut, pasi operacionit abdominal.

Por pati efektin e kundërt, duke nxitur teori të ndryshme për shëndetin dhe vendndodhjen e saj.

“Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë eksperimentoj herë pas here me përpunimi e fotove,” tha Princesha në një deklaratë të publikuar në X, të hënën e kaluar.

“Doja të kërkoja ndjesë për çdo ngatërrim që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje. Shpresoj që të gjithë ata që festojnë ta kenë një festë shumë të lumtur të Nënës. C.”

Zbulimi se një tjetër nga fotografitë e saj ishte redaktuar në atë masë sa që një agjenci globale i ka bashkangjitur një shënim paralajmërues mund të shkaktojë pyetje në lidhje me shumë portrete të tjera familjare të saj të publikuara në media të Familjes Mbretërore.

Javën e kaluar, CNN konfirmoi se po shqyrtonte të gjitha fotografitë e shpërndara nga Kensington Palace.

Phil Chetëynd, drejtori global i lajmeve i Agence France-Presse, tha se Pallati Kensington nuk ishte më një “burim i besuar” dhe se manipulimi i Princeshës me fotografinë e Ditës së Nënës “qartësisht” shkelte rregullat e agjencisë.

Duke vënë në dukje se ishte e rrallë që agjencitë të “vrasnin” një imazh, ai tha se veprimi i Agence France-Presse ishte detyruar sepse Pallati nuk iu përgjigj kërkesave për një shpjegim ose për të publikuar fotografinë origjinale.

Portreti i rrallë familjar i Elizabeth II e përshkruan atë në një divan të gjelbër në një dhomë ulur në Balmoral, e rrethuar nga 10 fëmijë që shkëlqejnë. E veshur me veshje të zakonshme, ajo shikon drejtpërdrejt kamerën në një fotografi të bërë vetëm disa javë para se të vdiste.

Nipërit e mbesat e saj Lady Louise Mountbatten-Windsor dhe James, Earl of Wessex, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Edinburgut, qëndrojnë nga pas.

Përballë tyre janë Lena Tindall, vajza e Mike dhe Zara Tindall, Princi George dhe Princesha Charlotte, dy fëmijët më të mëdhenj të Princit dhe Princeshës së Uellsit, Isla Phillips, vajza e Peter Phillips dhe Princi Louis, fëmija më i vogël. të Princit dhe Princeshës së Uellsit.

E ulur në të djathtë të monarkut është Mia Tindall, me fëmijën Lucas Tindall, ndërsa në të majtë është Savannah Phillips. Fotografia e rrallë informale e familjes, u lavdërua kur u publikua.

Princi Archie dhe Princesha Lilibet, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, ishin mungesa të dukshme. Ata jetojnë në anën tjetër të Atlantikut, në SHBA, dhe ishin të vetmit anëtarë të familjes që nuk fluturuan në Skoci për të kaluar kohë me Mbretëreshën atë verë.

Getty është e vetmja agjenci që ruan foton në arkivën e saj. Agjencitë e tjera të lajmeve dhe fotografive nuk e mbajnë më atë pasi u lirua për përdorim deri në dhjetor 2023.

Në shënimin e agjencisë shkruhet: “Kjo foto duket se është ndryshuar në mënyrë dixhitale për të dhënë përshtypjen se të gjithë brenda tij ishin të pranishëm në të njëjtën kohë. Nuk është një fotografi e një momenti, por një kolazh momentesh të bashkuara për të krijuar një iluzion të një fotografie.”

Nuk ka asnjë sugjerim që Princesha ka futur dikë në fotografi.

Kensington Palace nuk pranoi të komentonte.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Telegraph

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani