Vendosni fjalën kyçe....

Mbrojtja e Havier Dobit kërkon “shërbim prove”: I vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen


Mbrojtja e Havier Dobit, i cili së bashku me nënën akuzohen se vodhën në shtëpinë e Alda Klosit shumën prej 462 mije euro, ka pranuar fajësinë dhe ka shfaqur pendesë.

Në emër të tij ka folur avokati i cili ka kërkuar që Havieri të dënohet me shërbim prove dhe jo me burg, pasi është i vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen.

Mbrojta e Havier Dobit: Ai e ka pranuar veprën penale dhe ka shprehur pendesë të thellë për atë që ka kryer. Havieri është i vetmi që mund të siguroje të ardhura për familjen. Gjykata të ketë parasysh rrethana lehtësuese, për këto arsye, vlerësojmë që të mos dënohet me burg por me shërbim prove.

Ndërkohë gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, nëna e Havierit, Rozeta Dobi ka mohuar që të ketë vjedhur shumën e parave të thëna sot nga prokuroria. Ajo tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë.