Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Durrësi: Askush përveç vetvetes nuk na ndalon të fitojmë zgjedhjet e reja


Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së në Durrës, kryesocialisti Edi Rama, foli edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025.

Rama tha se Partia Socialiste është e pakonkurrueshme dhe se është e aftë për të fituar përtej zgjedhjeve të 2025. Si shembull Shkodrën dhe Kamzën, bashki të cilat u fituan nga socialistët në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

“Përtej kufijve të vjetër partiak, PS duhet të përfshijë çdo shqiptar në çdo qytet, fshat, të gjithë njerëzit e zakonshëm e këtij vendi që kanë dëshirë ta shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre. Shembujt kuptimplotë të Kamzës dhe Shkodrës, duhet të na shërbejë si motivim. Kur duhet të zgjedhin mes mundësive të qarta të progresit dhe llogoreve të vjetra. Shkodra dhe Kamza dikur zona të ndaluara për ta hedhur vallen majtas, sot janë pjesë e jona. Kur ne socialistët dimë të shkrimë në një gjë aftësinë drejtuese, socialistë dhe demokratë pa dallim ne jemi të pakonkurueshëmn. Asgjë dhe askush përveç vetvetes nuk na ndalon ne te fitojmë zgjedhjet e reja. Do fitopjmë sfidat“, tha kreu i qeverisë nga Durrësi.