Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i SHBA-së në Serbi dhe shefi i OSBE takojnë kryeministren Brnabiç, diskutohet Plani 7 pikësh për Luginën e Preshevës



Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill dhe shefi i OSBE-së Jan Brathu kanë takuar sot kryeministren e vendit Ana Brnabiç me të cilën kanë biseduar për Planin 7-pikësh për Luginën e Preshevës

“Takim konstruktiv me kryeministren Ana Brnabiq dhe ambasadorin e SHBA-së, Chris Hill, për të parë progresin rreth zbatimit të Planit shtatë pikësh të miratuar nga ana e Qeverisë serbe në vitin 2013”, njoftoi faqja zyrtare e OSBE-së në Facebook.

Mes të tjerash në njoftimin e OSBE-së thuhet se; “Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë të punojë në partneritet të ngushtë me Qeverinë në mbështetje të integrimit dhe përfshirjes së pakicave kombëtare në Serbi”.