Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rendi e siguria në përmasa dramatike javët e fundit, lidhja e politikës me krimin pamundëson luftën


Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka shprehur shqetësimin në rrjetet sociale se rendi dhe siguria publike kanë marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit.

Ai ka vlerësuar se atentatet mafioze të cilat ndodhin çdo ditë paraqesin një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Bardhi theksoi se lidhja e politikës me krimin e organizuar po e pamundëson policinë të jetë garant për jetën e qytetarëve, duke sjellë rritjen e atentateve mafioze në vend.

Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve në vitin 2024“, shkruan Bardhi.