Vendosni fjalën kyçe....

Rama shkakton debate, i drejtohet Bashës: Shifrat që t’i jep Tabaku janë si balonë tabake


Kreu i qeverisë Rama ka shkaktuar debat në sallë pasi teksa i drejtohej kreut të PD-së, Basha, iu drejtua nënkryetares së elisë blu, lidhur me shifrat që citoi kryedemokrati gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Kryeministri tha se shifrat që Tabaku i jep Bashës janë si balonë tabake, duke nxitur reagimin e deputetëve demokratë që i kërkuan të ndalte fyerjen.

“Hajde Lulzim flit këtu, trego pak meqë përmende Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut. Hajde flit pak për çmimet e inputeve bujqësore. Se shifrat t’i jep ajo që ke në krah, edhe pse janë si balonë tabake. Nuk kam asnjë problem me mbiemrat. Pse prekeni, balona tabake ka qenë cilësore se ka pasur edhe balonë tauke. Kemi luajtur të gjithë me to kur kemi qenë fëmijë.” – tha Rama.