Vendosni fjalën kyçe....

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok-un në mbarë vendin


Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar një projekt-ligj historik që mund të ndalojë TikTok-un në Amerikë.

Kjo t’i jepte kompanisë mëmë të gjigantit të mediave sociale, ByteDance, gjashtë muaj kohë për të shitur aksionet e saj kontrolluese ose në të kundërt aplikacioni në SHBA do të bllokohej. 

Ndërsa projektligji u votua me një shumicë votash në një votim dypartiak, gjithashtu ligji ka nevojë të rishikohet nga Senati dhe më pas të nënshkruhet nga presidenti për tu bërë ligj .

Ligjvënësit amerikanëm kanë shprehur gjithmonë shqetësime lidhur me ndikimin që ka Kina lidhur me Tik Tok-un..

TikTok është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, e themeluar në vitin 2012.

Firma me bazë në Pekin është e regjistruar në Ishujt Kajman dhe ka zyra në të gjithë Evropën dhe SHBA-në.

Nëse projektligji arrin të sigurojë miratimin në Senat, Presidenti Joe Biden ka premtuar se do ta nënshkruajë, e cila mund të shkaktojë një grindje diplomatike me Kinën.

Kompania mëmë e cila njihet me emrin ByteDance do të duhet të kërkojë miratimin nga zyrtarët kinezë për të përfunduar një shitje të detyruar, të cilën Pekini është zotuar se do ta kundërshtojë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC