Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e të shoqit, sulmuesi akuzohet se donte të rrëmbente Nancy Pelosin por s’e gjeti në shtëpi


Pak ditë pas sulmit ndaj Paul Pelosit, hetuesit besojnë se sulmuesi kishte ndërmend të rëmmbente politikanen e lartë amerikane Nancy Pelosin.

42-vjeçari DePape akuzohet se ka hyrë në shtëpinë e çiftit në San Francisko herët të premten dhe ka sulmuar me çekiç Paul Pelosin, 82 vjeç.

Por ai kishte kërkuar për kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve duke bërtitur “ku është Nancy?”.

Policia thotë se “nuk ishte një akt i rastësishëm”.

Siç shkruan BBC, dy akuzat e ngritura nga Departamenti i Drejtësisë ndaj David DePape përfshijnë:

  1. Sulm ndaj një anëtari të familjes së një zyrtari amerikan në shenjë hakmarrjeje për kryerjen e detyrave të tyre, që mbart një dënim maksimal prej 30 vjetësh.
  2. Ai akuzohet gjithashtu për tentativën e rrëmbimit të zonjës Pelosi, e cila parashikon një dënim maksimal prej 20 vjetësh.

I dyshuari kishte një ngjitës, litarë, një çekiç të dytë dhe lidhëse në momentin kur u arrestua. I dyshuari besohet se kishte planifikuar të mbante peng zonjën Pelosi dhe do t’i thyente “kupat e gjurit” nëse ajo e “gënjente“. Por në kohën e sulmit zonja Pelosi, 82 vjeçe, ishte në anën tjetër të vendit në Uashington.