Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë për të disatën herë pusi i naftës në Cakran


Një pus nafte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz, të njësisë administrative Cakran. Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përveçse ndotjes mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.

Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë, ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera, ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.