Vendosni fjalën kyçe....

Basha nxjerr foton e Ramës duke bërë pazar: Qytetarët duan një qeveri që kujdeset për ta, jo për veten


Kryedemokrati Lulzim Basha këtë mëngjes e ka nisur duke shpërndarë fotot e kryeministrit Edi Rama që kanë qarkulluar ditën e djeshme në rrjet, teksa bënte Pazar në një qendër tregtare në Nju Jork.

“Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!”-shkruan kryetari i opozitës ndërsa vendos përballë fotos së Ramës dhe një foto nga protesta e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë, për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të 8 dhjetorit (që përkon me Ditën e Rinisë) nga një punonjës policie, ngriti dhjetëra njerëz të protestojnë mbrëmjen e kaluar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan drejtësi për ngjarjen e rëndë, ndërsa i bënë thirrje dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të jepte dorëheqjen.

Protesta përshkallëzoi në përplasje me policinë, ndërsa iu vu flaka dhe pemës së Krishtlindjeve tek Kryeministria si dhe pemës së madhe tek Sheshi Skënderbej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *