Vendosni fjalën kyçe....

Klevis Qose emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve


Emërohet në krye të drejtorisë së Burgjeve Klevis Qose. Qose pritet të prezantohet rreth orës 15:00 nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Klevis Qose prej disa muajsh mbante detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Me herët Klevis Qose ka mbajtur postin e drejtorit të SHKB së burgjeve.

Klevis Qose vjen pas një karriere të gjate në Policinë e Shtetit, ndërsa është i dekoruar për lufte kundër terrorizmit.