Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e të riut me thikë në Fier, në pranga dhe një 17-vjeçar


Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier për vrasjen e Grei Bihucit, një ditë më parë në qendër të Fierit.

Pas arrestimit të Florjan Mukës, sot u vu në pranga edhe 17-vjeçari K.M, banues në fshatin Kallm i Madh në Fier.

Mbi të arrestuarin rëndon akuza e bashkëpunimit në vrasje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur reth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes”,  njofton policia.