Vendosni fjalën kyçe....

Me armë e kokainë, arrestohet 39-vjeçari, 3 vite më parë fshehu turkun e “kriptomonedhave”


Edevaldo Haxhiu është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në makinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak. Policia kapi 39-vjeçarin, banues në Tiranë, në rrugën ‘Frang Bardhi’. Përveç armës, në makinë u zbulua edhe një sasi kokaine.

Edevaldo Haxhiu është një emër i njohur për policinë, pasi ka ndihmuar që të fshihej bosi turk i kriptovalutave, Faruk Ozer. Megjithatë, Haxhiu nuk bashkëpunoi me policinë për të treguar vendndodhjen e Faruk Fatih Özer, i njohur si “bosi i kriptomonedhës” turke.

Në të njëjtën kohë, policia e Tiranës ka arrestuar edhe Azemvllasi Elezi. Gjatë një kërkese për kontroll të makinës së M.M, ku ishte pasagjeri 34-vjeçari, ai refuzoi të bashkëpunojë me policinë dhe u përpjek të largohet. Në përpjekjen për të ikur, Elezi hodhi në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua nga autoritetet.