Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, plagoset shoferi dhe dy pasagjerët


Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, ku një persona ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, shtetasi E. M. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (familjarë të tij).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.