Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë e Pensilvanisë hedh poshtë kërkesën e republikanit për anulimin e 2.5 milionë votave me postë


Gjykata e Lartë e Pensilvanisë ka hedhur poshtë një proces gjyqësor që argumentonte se votat e shtetit me postë ishin të paligjshme, duke thënë se çështja duhej të ishte ngritur më shpejt dhe se nuk kishte arsye për të anuluar miliona vota.

Në një vendim unanim, Gjykata e Lartë e Shtetit vendosi që padia ishte ngritur muaj pasi kishte skaduar periudha kohore e lejuar për sfidat ligjore të ligjit të votimit të shtetit me postë.

Paditësi, republikani Mike Kelly, kishte kërkuar të ndalonte hapat e mëtejshëm nga shteti për të vërtetuar rezultatet e tij të zgjedhjeve dhe bëri thirrje që të hidheshin poshtë të gjithë 2.5 milionë votat e Pensilvanisë.

Vendimi përmbysi një urdhër nga një gjykatë më e ulët e cila ndaloi përkohësisht certifikimin e rezultateve të votave.

“Ata nuk kanë arritur të vërtetojnë se edhe një fletë votimi e vetme me postë ishte hedhur ose numëruar në mënyrë mashtruese.”  shkroi gjyqtari David Wecht në argumentimin e vendimit.

Fushata Trump nuk ishte palë në këtë rast, por presidenti amerikan ka pësuar humbjet e tij ligjore në këtë shtet.

Të premten, një gjykatë federale e apelit në Filadelfia hodhi poshtë padinë e fundit të fushatës së tij që kërkonte mos certifikimin e rezultatit. Duke reaguar ndaj lajmit, Trump tha se ai kishte ‘prova të shumta’ të mashtrimit dhe se ai do të apelonte vendimin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *