Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi thirrje grave: Më 25 prill do sillni ndryshimin, jeni vikimat e mëdha të keqqeverisjes së Edi Ramës


Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, u bëri thirrje grave që të përfshihen në garën për ndryshimin më 25 prill.

Ajo mori pjesë në javën e grave, në qendër të të cilit ishte dhuna e keqtrajtimi që qeveria u ka bërë grave në 8 vitet e fundit.

Vokshi theksoi se të rinjtë e kanë mendjen për të ikur nga vendi sepse qeveria e kryeministrit Rama nuk ka asnjë plan për ta.

“Gruaja, është viktima më e madhe e keqqeverisjes së Edi Ramës. Gruaja sot është e papunë, është e braktisur, është e shpërfillur, e përçmuar, është e dhunuar nga vetë shteti. Fëmijët tanë e kanë mendjen për të ikur. Nuk duan të rrinë, nuk kanë mundësi arsimimi, sepse kjo qeveri ka rritur tarifat, ka ndryshuar rregullat për maturantët në prag të provimëve, sepse të rinjtë nuk gjejnë dot një punë dhe nuk e zhvillojnë dot biznesin. Një nga plagët më të mëdha të kësaj shoqërie është kurbeti. Edi Rama ka kthyer kurbetin, sepse ai do që të sundojë me injorantin, me trafikantin, të cilët i futi edhe në parlament.” – tha Vokshi.

Ajo shtoi se gratë do sjellin ndryshimin më 25 prill e do sjellin fitoren e madhe të PD-së.

“Nëse gruaja do, ajo ndryshon jo vetëm shoqërinë, por edhe qeverinë. Më 25 prill gratë do të bëjnë ndryshimin. Do të jenë gratë që do të sjellin fitoren e madhe të PD. Do të votoni për alternativën më të mirë me kryeministër Lulzim Bashën, për më shumë punësim, për paga e pensione më të larta, që fëmijët tanë t’i mbajmë këtu.” – ishte apeli i Vokshit për gratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *