Vendosni fjalën kyçe....

City “gjunjëzon” United në derbi, presion Liverpool-it


Manchester City ka fituar derbin ndaj Manchester United 3-1 duke ngushtuar në vetëm një pikë largësinë nga Liverpool-i që kryeson.

Të parët që shënuan ishin të besuarit e trajnerit ten Hag me Rashford në minutën e 8’ të ndeshjes. Me nisjen e pjesës së dytë City e rriti presionin duke barazuar fillimisht me Foden në minutën e 56’.

I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë në minutën e 80’ ndërsa i përhershmi Haaland vulosi fitoren në minutën e 92’.

Manchester United po bën një sezon të dobët duke qenë jashtë garës për një nga katër vendet e para që shkojnë në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa City i Guardiolës është ndër pretendentët kryesorë për titullin kampion bashkë me Liverpool-in e Arsenal-in.