Vendosni fjalën kyçe....

“E ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata” – Berisha rëndon akuzat ndaj gjyqtares Gjoka


Kryetari i PD-së të Rithemelimit Sali Berisha ka qenë i ashpër sot në deklaratën e tij e cila përmban akuzat personale ndaj gjykatëses së çështjes së tij, Irena Gjoka.

Berisha e ka akuzuar për veprime të paligjshme dhe mungesë morale.

Ish-kryeministri Berisha pretendon se gjykatësja nuk i ka përgjigjur një pyetjeje të rëndësishme për të akuzon gjykatësen për përdorim të një mbiemri të rremë (Spata).

Ai më tej e quan atë “hajdute ordinere” dhe akuzon për krime, duke e quajtur “llum gjykatëse”.

“Këtu para jush i kam shtruar një pyetje asaj turp gjykatëses, apo ti themi haptas llum gjykatëses.

I kam shtruar një pyetje; a je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për punëra llumi? Nuk ka kthyer përgjigje.

Sonte do ta pyes në emrin tuaj dhe mbarë shqiptarëve, këtë llum gjykatëse; ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata se të është dashur. Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti?

Nuk te turp ti moj, ti je një hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral, pa asgjë, që mbahesh aty si skllave e krimeve tua.

Sonte i them këto në emër të betejës tuaj të përnatshme”-deklaroi Berisha.

Berisha qëndron në arrest shtëpie për akuzat për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani dhe në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar çështja e tij gjykohet nga Irena Gjoka.