Vendosni fjalën kyçe....

Pozonte me armë, policia i zbulon arsenalin në banesë, procedohet 16-vjeçari shpallet në kërkim i ati


Pas disa informacioneve të siguruara nga Policia se një 16-vjeçar dyshohej se shkonte në shkollë duke mbajtur thika me vete gjatë orëve mësimore, uniformat blu, gjatë kontrolleve në banesën e tij gjetwn dhe sekuestruan një arsenal armësh të ndryshme, përfshirë pushka, shotgun, armë sportive dhe armë gjysmë-automatike.

Përveç armëve, janë zbuluar edhe municion luftarak, dhe dy  targa të ndryshme.

I mituri është vënë në hetim në lidhje me këtë rast.

Dyshohet se babai nxiste djalin e mitur që të përdorte armët, ndërsa siç shihet edhe në pamje ai pozonte me armët.

Ndërkohë në kërkim është shpallur babai Orges Shijaku, 52 vjeç, në kuadër të operacionit ‘Around’.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysmë automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa“-njofton policia.