Vendosni fjalën kyçe....

Greqi, po kthehej në shtëpi pas ndeshjes së futbollit, aksidentohet për vdekje 26-vjeçari shqiptar 


Një i ri shqiptar ka humbur jetën një një aksident të rëndë automobilistik në aksin Seksklou -Volos në Greqi.

26 vjeçari Serxho Sula, humbi jetën teksa po kthehej motoçikletë në shtëpi nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Sipas mediave greke, motoçikleta me të cilën po udhëtonte ka rrëshqitur e ka dalë nga rruga dhe plr pasojë  është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët, raportojnë mediet greke.

Një ambulancë mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Po kryhen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.