Vendosni fjalën kyçe....

Banka më e madhe në botë paguan hakerat pas sulmit kiberbetik


Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës (ICBC) pagoi një shpërblim pasi pësoi një sulm kibernetik kundër disa prej sistemeve të saj me bazë në SHBA javën e kaluar, pretendoi të hënën LockBit, grupi i hakerëve që qëndron pas sulmit, sipas raporteve të mediave.

Hakerimi i huadhënësit më të madh botëror sipas totalit të aktiveve, që u zbulua më 9 nëntor, ndërpreu disa veprimtari të  bankës. Sipas Reuters, një përfaqësues i LockBit konfirmoi pagesën të hënën, por nuk pranoi të jepte hollësi të mëtejshme.

“Ata paguan një shpërblim, marrëveshja u mbyll,” tha përfaqësuesi për median përmes një aplikacioni të mesazheve në internet Tox.

Shtrirja e sulmit kibernetik të ICBC ishte aq e rëndë saqë edhe sistemet e postës elektronike të korporatave ndaluan së funksionuari, duke i shtyrë punonjësit të përdornin postën e Google, sipas medias.

“Ransomëare” është një lloj sulmi kibernetik kur hakerat marrin kontrollin e sistemeve ose informacionit në mënyrë që të kërkojnë një shpërblim. Ky lloj sulmi ka parë një rritje të popullaritetit midis hakerëve vitet e fundit.