Vendosni fjalën kyçe....

29-vjeçari që u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit, është nipi i humoristit durrsak (FOTO)


Xhino Koça

Zbulohet kush është i riu që i dha fund jetës mëngjesin e kësaj të enjteje, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.

Sipas gazetës Panorama 29-vjeçari është Xhino Koça nga Durrësi, nipi i humoristit të njohur Roland Koçës. Ai ishte djali i një stilisteje dhe i biri i kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça.

Roland Koça

Spitali “Shefqet Ndroqi”, tha sot përmes një njoftimi për mediat se 29-vjeçari po trajtohej prej 4 ditësh me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

“29-vjeçari po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit prej katër ditësh. Gjendja e pacientit ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’ siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.” – thuhet në deklaratën e stafit të spitalit.

Xhino Koça

29-vjeçari që dyshohet se u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ duke gjetur vdekjen në vend, ishte shtruar para 7 ditësh. I riu kishte patur probleme me frymëmarrjen ditët e fundit. Ai merrte shumë pak litra oksigjen në ditë dhe nuk kishte ndërlikimet të tjera shëndetësore.

Por në orët e para të mëngjesit të sotëm ai u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit, ndërsa shkaqet e dinamika është ende e paqartë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *