Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina do t’i bashkohet NATO-s, thotë Stoltenberg


Nuk është më “çështja nëse, por kur” që Ukraina t’i bashkohet NATO-s, ka thënë shefi i aleancës.

Stoltenberg i bëri komentet me lidhje video në një ceremoni ku morën pjesë krerët perëndimorë në Kiev për të shënuar përvjetorin e pushtimit rus.

Shefi i NATO-s tha: “Presidenti Putin e filloi këtë luftë sepse donte të mbyllte derën e NATO-s dhe t’i mohonte Ukrainës të drejtën për të zgjedhur rrugën e saj. Por ai ka arritur pikërisht të kundërtën: Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë.”

Ai shtoi: “Ukraina do të bashkohet me NATO-n. Nuk është çështja nëse, por kur. Ndërsa ne ju përgatisim për atë ditë, NATO-ja do vijojë të qëndrojë me Ukrainën. Për sigurinë tuaj dhe për tonën.”

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen udhëtoi gjatë natës për në Kiev me tren së bashku me kryeministren italian Giorgia Meloni, kryeministrin belg Alexander De Croo dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau.