Vendosni fjalën kyçe....

Trump zbulon listën me 6 emra të kandidatëve për zëvendëspresident


Ish-Presidenti Trump tregoi se të paktën pesë kandidaë , duke përfshirë tre ish-rivalë për nominimin presidencial republikan, janë në listën e tij të ngushtë për zëvendëspresident.

Kryesuesi me thellësi të madhe nga ndjekësja Haley për nominimin republikan, pohoi sepjesë e listës është edhe  Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis.

Gjatë programit, që u shfaq në “The Ingraham Angle” të Fox Neës, Trump u pyet për kandidatët e mundshëm për zëvendëspresidentë të tij nëse fiton zgjedhjet e vitit 2024.

Aiu pyet për emrat e Ron DeSantis, senatorit Tim Scott të Karolinës së Jugut, sipërmarrësit multimilioner të bioteknologjisë Vivek Ramasëamy, Guvernatoren e Dakotës së Jugut Kristi Noem, Kongresmenin Byron Donalds dhe ish-Kongresmenen Tulsi Gabbard nga Haëaii, një demokrate e kthyer e pavarur.

“A janë ata të gjithë në listën tuaj të ngushtë?” e pyeti prezantuesja Laura Ingraham ish-presidentin.

“Po, janë,” u përgjigj Trump.

“Çiltërsisht e them, të gjithë ata njerëz janë të mirë. Ata janë të gjithë të mirë, të gjithë janë të fortë.”