Vendosni fjalën kyçe....

Ligji për zonat e mbrojtura/ Qytetarë dhe shoqëria civile protestë jashtë Kuvendit


Ndërsa pritet të nisë seanca plenare, jashtë ambienteve të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë për të kundërshtuar projektligjin për zonat e mbrojtura.

Me banderolë në duar me mbishkrimin “mos votoni pr/ligjin masakrues për zonat e mbrojtura”, ata bëjnë thirrje që të mos kalojë në votim.

Kujtojmë se nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se edhe në këtë seancë, nuk do të ketë normalitet.

“Kush ua ka dhënë ju hapësirat e mbrojtura me atë investitorin strategjik. Kush na qenka ky investitori strategjik. Çdo gjë po na e marrin”, – u shpreh një protestuese.