Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania ndalon vaksinimin me AstraZeneca për persona nën 60 vjeç, Kanadaja për ata nën 55


Rregullatori shtetëror mjekësor gjerman ka regjistruar 31 raste të një mpiksjeje të rrallë gjaku në tru pasi personat në fjalë bënë vaksinën anti-Covid të AstraZeneca.

Komisioni i vaksinimit rekomandoi që AstraZeneca të bëhet vetëm te personat mbi 60 vjeç.

Kjo pason një vendim të ngjashëm këtë pasdite nga qyteti-shteti i Berlinit.

Autoritetet në qytetin bavarez të Mynihut gjithashtu kanë pezulluar përdorimin e vaksinës atje.

Më herët, spitalet shtetërore të Berlinit ndaluan vaksinimin e grave nën 55 vjeç me vaksinën e AstraZeneca, mes raporteve për efekte anësore të rralla, por serioze.

Në disa raste, pacientët që bënë vaksinën AstraZeneca më vonë zhvilluan një formë të pazakontë të mpiksjes së gjakut në kokë. Nga disa raste të regjistruara, më të prekura kanë qenë gratë më të reja në moshë.

Edhe Kanadaja ka marrë një vendim të ngjashëm lidhur me vaksinën e AstraZeneca. Ajo vendosi që të ndalojë vaksinën për personat nën 55 vjeç lidhur me mpiksjen e pazakontë të gjakut te një pjesë pacientësh, ndërsa autoritetet po hetojnë rastet në fjalë.

Më herët disa vende europiane e ndaluan vaksinimin më AstraZeneca por pasi Agjencia Europiane e Barnave e quajti të sigurt vaksinën, procesi rifilloi sërish.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *