Vendosni fjalën kyçe....

Pak minuta para protestës, dëgjohen ‘shpërthime’ shashkash para Kryeministrisë


Në orën 17:30 është paralajmëruar nisjes e protestës së opozitës, e lajmëruar prej disa ditësh tashmë.

E ndërsa ka nisur grumbullimi i qytetarëve, para Kryeministrisë kanë nisur të hidhen edhe shashka.

Efektivë të shumtë janë vendosur në rresht përpara godinës së Kryeministrisë.

Është vënë re një prani e shtuar e efektivëve pranë Kryeministrisë dhe përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur t’i bashkohen protestës flamuj të Partisë Demokratike edhe pankarta.