Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli në sulmet gjatë natës në Rripin e Gazës vrau të paktën 33 palestinezë


Të paktën 33 palestinezë humbën jetën dhe shumë njerëz u plagosën nga sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit gjatë gjithë natës në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare palestineze WAFA citon burime shëndetësore sipas të cilave 33 persona, mes tyre fëmijë dhe gra, kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve të dhjetëra shtëpive në Gaza në orët e para të mëngjesit.

Forcat izraelite sulmuan gjithashtu zona të ndryshme të Khan Younis në jug të Rripit të Gazës dhe kampet e refugjatëve Burayj dhe Al-Magazi në pjesën qendrore me zjarr të fortë artilerie.

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit, shërbimet e komunikimit dhe të internetit në Rripin e Gazës janë ndërprerë plotësisht për 4 ditë.