Vendosni fjalën kyçe....

Ish-deputetja e PD-së Përnaska: SPAK na jep shpresë, vettingu po pastron drejtësinë


Ish-deputetja e PD-së, Lajla Përnaska, tha mbrëmjen e sotme se puna e SPAK-ut i jep shpresë.

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ajo theksoi se Shqipërisë i ka munguar një system drejtësie funksional dhe se vettingu po pastron sistemin nga gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

Përnaska tha gjithashtu se të gjithë qytetarët kanë vuajtur nga drejtësia e korruptuar.  

“Ne na ka munguar një sistem drejtësie funksional dhe me një standard normal. Ne si qytetarë kemi përjetuar në vite edhe me problemin ku tjetërsoheshin pronat, gjykatës të papërgjegjshëm bënin tjetërsime, manovra me qytetarin duke e pësuar qytetari. Kemi rënë të gjithë viktimë. Ai vettingu që pastron gjyqtarë dhe prokurorë, ato prona që u kapen në këtë formë i kanë bërë. Jemi goditur të tërë nga ky sistem, për të shkuar te pandëshkueshmëria e politikës, që jemi të gjithë dëshmitarë që sistemi nuk ka funksionuar. Unë kam besuar tek sistemi në drejtësi. Jam ndjerë më mirë që forca madhore si Shtetet e Bashkuara dhe BE, kanë marrë përsipër një rol të drejtpërdrejtë në realizimin e kësaj reforme. Ka një perceptim të gjerë të qytetarëve në mbështetje të SPAK-ut. E shoh pozitive këtë gjë sepse na krijon shpresë, një shpresë që po venitej.” – tha ndër të tjera Përnaska.