Vendosni fjalën kyçe....

Xhorxhia përfundon rinumërimin e votave, përsëri fiton Biden


Ka përfunduar procesi i rinumërimit në shtetin e Xhorxhias.

Siç raporton “New York Times”, zyra e sekretarit të shtetit të Xhorxhias konfirmoi rezultatet pas gjashtë ditëve rinumërimi, duke riafirmuar kandidatin demokrat Joe Biden si fitues.

Fushata e presidentit aktual DonaldTrump i kërkoi sekretarit të Shtetit Brad Raffensperger të Xhorxhias, të rinumëronte votat me dorë një javë pas Ditës së Zgjedhjeve.

Raffensperger njoftoi se në të gjitha 159 qarqet do të bëhej një rinumërim i votave. Auditimi i afërsisht pesë milion votave përfundoi të mërkurën vonë.

Megjithëse rezultati ishte i paralajmëruar, rinumërimi u zhvillua në mes të përshkallëzimit të tensioneve mbi rezultatin e zgjedhjeve.

Pasi të gjitha projeksionet e medieve e shpallën Bidenin fitues, presidenti Trump ka ngritur akuza për mashtrim në procesin zgjedhor.

Xhorxhia nuk kishte votuar për asnjë kandidat demokrat për president që nga viti 1992, kur Bill Clinton u bë president i vendit dhe në zgjedhjet e fundit Trump fitoi Xhorxhian duke marrë 5 % më shumë vota se demokratja Hillary Clinton.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *