Vendosni fjalën kyçe....

Princ Harry për diagnozën e kancerit të babait: Mund të ribashkojë familjen mbretërore


Princ Harry tha sot se është “i sigurt” se kanceri i babait të tij, mbretit Charles, do të ribashkojë familjen mbretërore të Anglisë, e cila është ndarë prej vitesh nga tensionet e brendshme.

Princi, i cili jeton në Kaliforni që nga viti 2020 me gruan e tij Meghan Markle, fluturoi në Londër në fillim të shkurtit për të vizituar mbretin Charles, më pak se 24 orë pas shpalljes së diagnozës së kancerit, nga i cili vuan monark.

“Unë hipa në një aeroplan dhe shkova ta shoh atë sa më shpejt që të mundesha”, tha Harry për ABC. I pyetur për mundësinë e një pajtimi familjar për shkak të kësaj situate të re, princi 39-vjeçar u përgjigj: ”Po, jam i sigurt “.

“E dua familjen time. Fakti që arrita të hipja në aeroplan, ta shoh dhe të kaloj kohë me të, jam mirënjohës për këtë”, theksoi ai.

Edhe pse tani është duke u fokusuar në “familjen e tij”, ai tha se ka planifikuar udhëtime të tjera, të cilat do të përfshijnë “kalimin nëpër Mbretërinë e Bashkuar”.

“Do ta shoh familjen time sa më shumë”, premtoi ai.