Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama: Jemi fqinj, na ndan veç deti


Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e dhënë në Bruksel, kur tha se duheshin sulmet e Putinit që Ballkani Perëndimor të kuptonte rëndësinë strategjike të BE.

Në një konferencë të përbashkët me homologun e Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentit të Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, u ndal te çështja e integrimit, Rama foli edhe në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Ai tha se një vend anëtar i BE po ndan peshën e një çështje të rëndësishme siç është ajo e emigracionit.

“Unë nuk u shpreha apo fola kundër BE. Fola në favor të Be, si një europian që ishte i palumtur me atë çka po ndodhte në këtë qytet melankolik, për të ardhmen e BE. Siç e thash në fjalën hapëse, është mjaft e trishtë që nuk mjaftoi që as unë dhe kolegët e Ballkanit Perëndimor të ngrinim zërin dhe të thonim; Ballkani është strategjik. 

U desh Putini që të shkundte çdokënd. Tani jemi në një pozitë tjetër dhe ka një shkallë shumë më të lartë ndërgjegjësimi të prekshëm sa i takon vullnetit të BE. Nuk e marrim të mirëqenë, ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe e dimë se në kohë të mira është shumë e mundshme që të dembelosemi dhe t’i hyjmë rrugës së vjetër të humbjes apo të lënies së detyrave të BE. 

Nuk e shoh se si ajo që po ndodh me Italinë bie ndesh me BE, Ajo që po bëjmë me Italinë si shtet jo anëtar, është ajo që duhet të bëjë një shtet anëtar i BE. Nëse politika e rishpërndarjes ka dështuar masivisht kjo nuk e bën atë çka po bën Shqipëria, diçka që është ndesh me BE në raport me emigracionin. 

Ne po sillemi si vend anëtar i BE dhe po pranojmë që një tjetër vend anëtar i BE të ndajë me në peshën e përgjegjësisë. Natyrisht kjo nuk mund të jetë përgjigja e përbashkët e BE se si duhet trajtuar kjo çështje. Nuk po merret me thelbin, apo me shkakun, por me simptomat. Shqipëria nuk ka asnjë fuqi që jep zgjidhje, por jemi kontribuues modest, dhe po qëndrojmë krah për krah me një vend si Italia. 

Ne jemi fqinj që na ndan veç deti, në këtë det po ndodhin gjëra. Nuk mund të rrimë larg dhe të bëjmë sikur nuk ka lidhje me ne. Ne nuk jemi vend i BE dhe nuk na detyron asnjë marrëveshje për t’u përfshirë në atë që ju e quani ‘punë e pistë’. Por është një punë sfiduese.”, tha ai.