Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA/ Futbollisti goditet nga rrufeja në mes të fushës (Video)


Një incident tragjik ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Indonezi, ku një lojtar ka gjetur vdekjen pas goditjes nga rrufeja. Ngjarja ndodhi në stadiumin “Siliwangi” ndërsa pamjet u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Ndeshja mori një kthesë tragjike pasi lojtari u godit teksa ndodhej në fushë. Sipas raportimeve nga mediat vendase, ai ishte ende gjallë pas goditjes, por u shpall i vdekur pasi mbërriti në spital.

Videoja tregon lojtarin duke qëndruar në fushë kur papritur goditet nga rrufeja. Në çast, ai bie në tokë. Lojtarët e tjerë nxitojnë drejt shokut për ta ndihmuar.

Incidenti ndodhi gjatë një ndeshjeje miqësore midis dy ekipeve të futbollit në stadiumin “Siliwangi” në Bandung që ndodhet në Javën perëndimore në Indonezi, raporton PRFM News. Gazeta shtoi se sipas një dëshmitari, fanela që mbante futbollisti kishte shenja djegieje.