Vendosni fjalën kyçe....

Leao në radarët e Barcelonës


Barcelona raportohet se po kërkon të bëjë një lëvizje për yllin e Milanit, Rafael Leao, gjatë verës.

“Blaugranët” po planifikojnë të investojnë në dy fusha specifike të skuadrës, duke synuar një mesfushor qendror dhe një sulmues anësor, që mund të bëjë edhe diferencën kur të jetë e nevojshme

Dhe, sipas “Sport”, Leao ka përfunduar në radarin e Barçës, për sa i përket transferimit të një sulmuesi anësor.

Barcelona thuhet se tashmë ka filluar të kërkojë anësorë të profilit të lartë, duke kërkuar informacione për Leroy Sane të Bayern Munich, por zgjedhja e tyre kryesore është sulmuesi portugez, i cili me “Rossonerët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

24-vjeçari, i cili është i hapur për një largim të mundshëm nga “San Siro” gjatë verës, thuhet se nuk dëshiron të kthehet në Ligue 1 pavarësisht interesimit të Paris Saint-Germainit.

Leao mendohet se preferon transferimin në Premierligë ose La Liga.