Vendosni fjalën kyçe....

Kultivuan kanabis në Mat, arrestohet 44-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai


Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Matit ndërsa ka shpallur në kërkim vëllain e tij me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Mësohet se 44-vjeçari i arrestuar ishte në kërkim për një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike, në vitin 2019.

Në kuadër të operacionit “Zalli i Bazit”, u bë arrestimi i shtetasit A. L., 44 vjeç, banues në Baz, Mat, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi A. L., 36 vjeç.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi A. L. ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim për një rast kultivimi të bimëve narkotike në vitin 2019, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme