Vendosni fjalën kyçe....

Rusia po e përgatit ekonominë për luftë të gjatë, të prodhojmë më shumë armatime – Stoltenberg


Rusia përgatit ekonominë e saj për një luftë të gjatë, tha të shtunën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Për shkak se Rusia po e drejton të gjithë ekonominë e saj drejt luftës, ne gjithashtu duhet të bëjmë më shumë për sigurinë tonë”, tha Stoltenberg në një intervistë me të përditshmen gjermane Welt am Sonntag.

Duke theksuar se NATO nuk po kërkon një luftë në Rusi, ai tha: “Megjithatë ne duhet të përgatitemi për një përplasje që mund të zgjasë dhjetëvjeçarë”.

“Nëse Putin fiton në Ukrainë, nuk ka asnjë garanci që agresioni rus nuk do përhapet në vendet e tjera”, tha ai, duke shtuar se mbështetja e Ukrainës dhe investimi për të përparuar aftësitë ushtarake të aleancës janë mjetet më të mira mbrojtëse kundër Rusisë.

“Ne duhet të rivendosim dhe zgjerojmë bazën tonë industriale më shpejt në mënyrë që të mund të rrisim dërgesat në Ukrainë dhe të plotësojmë rezervat tona”, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

“Kjo do të thotë kalim nga prodhimi i ngadaltë në kohë paqeje në prodhim të shpejtë, siç është e nevojshme në luftë,” shtoi ai.