Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Nëse prishet koaliconi qeverisës taksa ndaj mallrave serbe do të jetë në fuqi


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas një mbledhje të qeverisë ka deklaruar se vendimi për taksën është legjitim. Haradianj u shpreh se kushdo që ka problem me kushtet e tij është kundër Kushtetutës. 

“Vendimi për taksën është vendim legjitim. I kam dërguar disa letra dje që i keni parë dhe ky është vendimi im për taksën. E kam parë më herët propozimin e Veselit. Ajo që kam shkruar në letër vendeve të QUINT-it është vendimi im”, tha Haradinaj.

I pyetur për “tradhtinë” e partnerëve të koalicionit qeverisës, Haradinaj theksoi se edhe nëse prishet koalicioni i qeverisë taska do të qëndrojë në fuqi. 

“Sa i përket prishjes së koalicionit dhe shkuarjes në zgjedhje i bie që taksa të mbetet deri në qershor. Sepse nëse shpallen zgjedhjet i bie nja 45 ditë deri sa të mbahen, derisa të krijohet parlamenti dhe 30 ditë tjera, kështu që hyjmë në verë. Bëhuni gati se në verë do të hyjmë me taksë”, ka thënë Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *