Policia ka dhënë detaje për armën e gjetura në Vlorë dhe arrestimin e personit që i posedonte.
Në prangat e policisë ra shtetasi me iniciale Gj.D 31-vjeç banues në Vlorë.
Policia sekuestroi 1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të DVP Vlorë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i disponojnë ato, pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore se në lagjen “Isa Boletini”, një shtetas posedonte armë zjarri, në një ambient në pronësi të tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Knock Out 4″, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
– Gj. D., 31 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit në ambientin në përdorim të 31-vjeçarit (i njohur me nofkën “Zoto”) dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.