Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 28 mijë të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite


Të paktën 117 palestinezë u vranë në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve nga sulmi izraelit në enklavën e rrethuar në më shumë se 28,000, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë e territorit.

“Pushtimi izraelit kreu 16 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 117 dëshmorë dhe 152 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, tha ministria në një deklaratë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja pasi ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur dot t’i arrijnë.”

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor, ku u vranë 1200 njerëz. Sulmet kanë vrarë më shumë 28,064 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë dhe kanë plagosur 67,611 të tjerë.

Ofensiva ka lënë gjithashtu 85% të popullsisë së Gazës të zhvendosur brenda në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa shumica e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.