Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit në PD publikon fituesit për degët në Korçë, Lezhë, Gramsh e degën 7 në Tiranë


Komisioni i Rithemelimit ka publikuar emrat e kryetarëve të degëve të PD-së të zgjedhur në disa qytete ditën e sotme.

Kështu, Kryetar i PD Dega 7 Tiranë, ndërmjet 4 kandidaturave, u zgjodh Avni Tobli me 46% të votave.

Në Korçë u zgjodh Devis Osmani me 527 vota gjithsej.

Ndërsa në Lezhë është shpallur fitues me 578 vota, Arben Ndoj.

Në Degën Gramsh, Kryetar, ndërmjet 5 kandidaturave u zgjodh Kodhel Cala me 38.5% të votave.