Vendosni fjalën kyçe....

Marka ikonë e telefonave celularë do zhduket


Prodhuesi finlandez i telefonave celularë HMD Global, prodhuesi i telefonave celularë ikonë Nokia, ka njoftuar planet për të hedhur në treg një linjë të re prodhimesh nën markën e vet.

Në një video reklamuese të publikuar javën e kaluar, kompania tha se do duheshin “disa klasikë të të gjitha kohërave”, të cilëve do t’u shtonte “karakteristika moderne” dhe do rifreskonte pamjen e tyre për t’u ofruar klientëve ato që i përshkroi si “telefonat e rinj-stalgjikë” nën markën HMD.

Në video nuk përmendet Nokia, gjë që sugjeron se marka ikonë do zhduket sërish nga tregu i telefonisë ineligjente.

Telefonat celularë të prodhuar nga kompania shumëkombëshe finlandeze e telekomit Nokia ishin më të shiturit në botë deri në vitin 2011, kur marka filloi të humbiste pjesën e saj të tregut ndaj telefonave inteligjentë. Në vitin 2014, Nokia ia shiti Microsoft-it divizionin e saj të telefonave, i cili e largoi shpejt atë.

Telefonat Nokia u konsideruan të vdekur derisa HMD, një kompani e formuar nga disa ish-punonjës të Nokia-s, bleu biznesin e telefonave celularë Microsoft në vitin 2016 dhe ringjalli markën.

Drejtori i Përgjithshëm i HMD Global, Jean-Francois Baril, tha vitin e kaluar se produktet e markës HMD do bashkëjetonin me ato të Nokia-s, duke qenë se marrëveshja e licencimit me Microsoft skadon në vitin 2026.