Vendosni fjalën kyçe....

Hasani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit: Qëndrojmë krah Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm


Ministri i Jashtëm, Igli Hasani gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku pati një përplasje mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç tha se duhet të merren të gjitha masat që të mos ndodhë më ngjarje e ngjashme me sulmet në Banjskë.

“Linda Thomas-Greenfield vuri në dukje dje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ka “kërcënime akute ndaj sigurisë dhe stabilitetit që vijnë nga jashtë Kosovës”.

Nuk mjafton vetëm të dënojmë Banjskën. Ne duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë.

Ndërsa qëndrojmë në krah të Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t’i nënvizojë udhëheqjes së Kosovës rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë”- shprehet Hasani në rrjetin social ‘X’.